Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vlerësimi i Macronit për Trumpin

nga B G27 maj 2017

Marcon shpreson se Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi homologun e tij amerikan Donald Trump si udhëheqës pragmatist, duke u shprehur se qëllimi i tij për përafrimin e qëndrimeve me liderët e tjerë, ishte edhe një nga sukseset e samitit të shtatë vendeve më të fuqishme të botës, që u mbyll sot në qytezën e Taorminës në ishullin e Sicilisë në Itali.

Në mbyllje të mbledhjes së G7-ës, Macron u shpreh se shpresonte që presidenti amerikan Trump t’i kuptojë pasojat negative me të cilat do të përballeshin vetë kompanitë amerikane, nëse administrata e tij do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

“Mendoj se do të ishte e gabuar”, deklaroi presidenti francez.

“Është e domosdoshme për emrin e Shteteve të Bashkuara dhe është në interes të vetë amerikanëve që SHBA-ja të vazhdojë të jetë e angazhuar ndaj marrëveshjes”, shtoi presidenti i sapozgjedhur francez.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →