RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Votimi nga diaspora: Rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim deri më tani

nga B G9 maj 2026
Votimi nga diaspora: Rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim deri më tani

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat, mbi 15 mijë tashmë janë aprovuar.

Mbi 1 mijë e 600 kërkesa janë refuzuar, ndërsa rreth 12 mijë janë në proces të pritjes për shqyrtim.

Nga 15.227 aplikime të aprovuara, 3809 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 405 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe mbi 11 mijë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim jashtë Kosovës.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →