(Lajm i përditësuar)
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 tha se që nga viti 2021 Lëvizjes Vetëvendosje ka shndërruar ambasat në degë të saj të partisë.
Sipas tij, në votimin me postë Vetëvendosje merr rreth 70% të votave, duke shtuar se janë 100 mijë vota.
“Që nga viti 2021 ka qenë qëllimi që të shndërrohen në degë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë shndërruar si të tilla, për shkak se ndryshimet të cilat kanë ndodhur janë rezultat i asaj se çka po ndodh. Në votimet me postë zakonisht votohet diku prej 60 deri në 65% për Vetëvendosjen, sipas asaj çka kam parë. Pastaj del në diku afër 70% dhe këtu kemi të bëjmë me 100 mijë vota”, deklaroi ai./RTV21/21Media
Kasapolli: Vetëvendosje e sheh LDK-në si “tokë pjellore për vota”
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjithmonë e ka parë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si një “tokë pjellore për vota”.
“Arsyeja se pse LVV insiston me LDK-në është, se gjithmonë e ka parë si “tokë pjellore për vota”. Në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë e futë Lidhjen Demokratike brenda gjirit të saj politik, atëherë unë besoj se kjo do të jetë vetvrasje për LDK-në”, theksoi ai./RTV21/21Media
