RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mjeku jep detaje për gjendjen e të plagosurve mbrëmë në Prishtinë

nga Kaltrina Berila2 shtator 2024
Mjeku jep detaje për gjendjen e të plagosurve mbrëmë në Prishtinë

Vesel Skenderi nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka dhënë detaje për rtv21 në lidhje me gjendjen e dy pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime nga përleshja e mbrëmshme mes grupeve “Sekiraqa-Capat” e të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë klinikë.

“Janë kryer operacionet të dy pacientët, gjendja e tyre është e mirë, ata tani po trajtohen. Njëri është i lindur në vitin 2003, tjetri 1995. Pacientët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Skenderi.

Ai ka shtuar se të dy pacientët kanë pasur lëndime në abdomen, dhe se do të vazhdojnë të përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore.

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas sulmit me armë mes dy grupeve të dielën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →