Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Radojçiq shfaqet në publik, jep deklaratë në Ministrinë e Brendshme të Serbisë

nga B G30 shtator 2023
Radojçiq shfaqet në publik, jep deklaratë në Ministrinë e Brendshme të Serbisë

Njëri prej organizatorëve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojçiq është shfaqur në publik për herë të parë pas sulmit.

Mediat serbe shkruajnë se ai iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“… me qëllim që në cilësinë e qytetarit të japë një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023”, shkruan Novosti.

Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →